FMN-ja mund të arrijë marrëveshje për të marrë pjesë në paketën e shpëtimit të Greqisë

451
Presidenti i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem ka thënë se ai beson se vendet e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të mund të arrijnë një marrëveshje për të marrë pjesë në paketën e shpëtimit të Greqisë.
Dijsselbloem tha se përderisa qeveritë evropiane kanë kundërshtuar çdo shlyerje të mundshme të borxhit grek dhe FMN-ja beson se borxhi grek nuk është i qëndrueshëm, ata do të jenë në gjendje të gjejnë një formë kompromisi për të ulur normat e interesit dhe të zgjasin afatet e pagesave.
Sigal