FMN-ja e gatshme të punojë me Greqinë

448
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të hënën se ishte i përgatitur të punojë me Athinën dhe kreditorët e saj evropianë, në përpjekje për të ndihmuar Greqinë në krizën e saj me borxhet, në kohën kur tashmë është arritur marrëveshja për një plan të ri.
Zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice tha se drejtoresha menaxhuese e Fondit, Christine Lagarde, ka informuar bordin e huadhënësve globalë mbi rezultatin e bisedimeve të fundjavës.
“FMN-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Greqisë dhe partnerët evropianë për të ndihmuar në lëvizjen përpara për këtë përpjekje të rëndësishme përpara”, tha ai.
Sigal