FMN: 20 vite që Italia të kthehet si para krizës, MEI: Injoruan reformat

410
Fondi Ndërkombëtar Monetar ka prezantuar gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së 27 korrikut 2015 raportin mbi situatën ekonomike të vendeve të eurozonës.
Në bazë të monitorimit vjetor të të gjitha parametrave ekonomike, FMN ka arritur ë konkluzionin se Italisë do t’i duhen 20 vjet për t’u rikthyer në nivelin ekonomik të para nisjes së krizës financiare.
Dhe pse aktualisht Italia po del nga tuneli i errët i krizës ekonomike, niveli i lartë i papunësisë së popullsisë së saj mbetet një nga cështjet më problematike të ekonomisë. Do të duhen të paktën dy dekada për t’u rikthyer në nivelet e punësimit të krahasueshme me periudhën e para krizës.
Papunësia vazhdon të jetë mjaft e lartë, sidomos në grupmoshat e reja, duke kapërcyer momentalisht koeficientin e saj me periudhën më të keqe të krizës ekonomike, nën rrezikun e dëmtitmit të kapitalit njerëzore duke i lënë vend krijimit të një brezi të humbur.
Prej vitit 2007 deri në gjashtëmujorin e parë të 2015 në Italia janë hubur rreth 932 mijë vende pune. Rajonet më të goditura nga kjo preblematikë janë në jug të Italisë Sicilia, Pulia e Kampania.
Rekomandet e FMN për Italinë- Fondi Ndërkombëtar Monetar ka dhënë 5 rekomandime kryesore për qeverinë e Kryeministrit Renzi për të ndihmuar në përmirësimin e përshpejtimin e procesit të rimëkëmbjes ekonomike në vend.
1- Adoptimi e realizimi i reformës së planifikuar në administratën publike. Kjo reformë duhet të trajtoj dhe administrimin e burimeve njerëzorë, të domosdoshme për zhbllokimin e prodhimit ekonomik në vend.
2- Masa të mëtejshme për të përmirësuar efikasitetin e drejtësisë civile.
3- Raforcimin e politikave të Jobs Act, pra të reformës në sistemin e punës, bazuar në një masa efikase e një skemë universale studimi, kërkimi e trajnimi të punonjësve.
4- Decentralizimi i sistemit të pagave për të lejuar më shumë fleksibilitet në sistemin e kontratave kombëtare.
5- Nisja e shpejtë e zbatimi i ligjit vjetor mbi konkurrencën për të përballuar pengesat rregulluese në tregun e shitjes me pakicë dhe në fushën e transportit.
Reagimi i Ministrisë së Ekonomisë Italiane- Ndaj raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka reaguar dhe Ministria e Ekonomisë e Financave të Italisë.
Sipas saj analiza e FMN është e bazuar në një metodologji që nuk merr parasysh reformat strukturore që janë aktivizuar në vend.
Në një komunikatë zyrtare Ministria Italiane shpjegon se reformat e nisura në vend nuk do të lejojnë që në Itali të duhen 20 vjet për t’u rikthyer në nivelin e punësimit të periudhës së para kriës ekonomike.
“Të dhënat e fundit në ecurinë e tregut të punës, thuhet në komunikatën e Minsitrisë Italiane, vërtetojnë se impakti i reformave të muajve të fundit ka sjellë rezultate shumë të mira nga sa ishte parashikuar.”
Sigal