Fluksi i refugjatëve, Sllovenia kërcënon me gardh në kufi

522
Në veri të Hungarisë, Austria pritet të ngrejë u barriera për të kontrolluar turmat me refugjatë. Afrimi i dimrit nuk e ka ulur aspak fluksin e emigracionit. 
OKB vlerëson se mbi 700 mijë emigrantë kanë arritur në Evropë përmes detit që nga fillimi i vitit, shumica e të cilëve nga Siria e përfshirë nga lufta. Disa vende tranziti janë përpjekur të kufizojnë fluksin, duke përfunduar në përplasje dhe tensione me fqinjët e tyre. 
Shumica e emigrantëve synojnë të arrijnë veriun e Evropës, kryesisht Gjermaninë, që pritet të marrë deri në 1 milion azilkërkues. Por tensionet janë rritur edhe në vetë vendin që konsiderohet “lokomotiva” e Europës. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere u ankua këtë të mërkurë se Gjermania i ka dhënë Afganistanit ndihma në të gjitha format dhe se afganët bëjnë mirë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe ta rindërtojnë atë.
Sigal