Fluksi i refugjatëve, Italia planifikon mbylljen e porteve për anijet

531
Dy ditët e fundit rreth 12 mijë emigrantë në bordin e 22 anijeve që priten të zbarkojnë në portet italiane. 

Qeveria italiane duke parë këtë fluks, po mendon mbylljen e porteve. Gjatë orëve të fundit qeveria e Gentilonit me anë të Ambasadorit të saj në BE, Maurizio Massari, i ka prezantuar Komisionerit europian për emigracionin Dimitris Avramopoulos situatën mjaft të vëshitrë me të cilën po përballet Italia.

“Është e papranueshme që të gjitha anijet që shpëtojnë emigrantë në Mesdhe të zbarkojnë në Itali”, thuhet në letrën që Italia i ka drejtuar BE.

“Europa nuk mund të na lërë vetëm e të na ktheëj kurrizin. Ndryshe ne jemi të detyruar të mos lejojmë hyrjen në portet tona të anijeve që nuk kanë flamur italian.”

Italia prej vitesh bashkëpunon në operacionet e shpëtimit të jetës së mijërave emigrantëve në det, por sipas qeverisë italiane “përballë një situate të tillë është e prapranueshme që të gjitha anijet me emigrantë të zbarkojnë në brigjet italiane.”
Sigal