Fluksi i emigrantëve/ Cipras: Europa duhet të ndërmarr masa

529
‘Greqia po përjeton një krizë brenda krizës sa i takon fluksit të emigrantëve’ kështu deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras për një të përditshme greke. Ai theksoi se trajtimi i çështjes do të zbulojë nëse ka një rast solidariteti në Evropë, apo nëse solidariteti evropian është i kufizuar në mendimin e dëshiruar dhe në huamarrjen me kushte të pafavorshme.

“Koordinimi është i domosdoshëm, sepse ka rreth dy milionë refugjatë në vendin fqinj që po shpresojnë për të udhëtuar për në Evropë. Bisedime të ngjashme duhet të zhvillohen me autoritetet në Siri dhe Libi”, shtoi kreu i qeverisë greke.
Sigal