Fluksi i emigrantëve, Alfano: Shengeni nuk do të preket

392
Ministri i Brendshëm i Italisë Angelino Alfano në një intervistë për Corriere della sera ka folur për krizën e emigrantëve dhe fluksin e tyre drejt Evropës. Ai ka theksuar se Shengeni nuk duhet të preket nga ky fluks. Alfano në intervistën e tij ka thënë gjithashtu se në Europë mbizotëron nacionaliteti dhe pragmatizmi dhe se unioni duhet të zgjerohet pasi ditët e fundit në Mesdhe kanë humbur jetën shumë emigrant. “Kriza e emigrantëve nuk do të ndikojë në pakësimin e lirisë dhe as në pezullimin e Shengenit. Sapo firmosa për 10 mijë vende në sistemin Sprar. Do të financojmë 95% të kostove komunave për pritjen e refugjatëve”, shprehet ai.
Sigal