Flukset e migrimit, harta botërore që shpjegon se nga vijmë

553
Sigal

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin ka shpërndarë në rrjetin e saj ndërkombëtar një hartë interaktive për të na ndihmuar të kuptojmë flukset e migrimit nga e për çdo vend specifik: “Where are you from?” (Nga jeni ju?). Të dhënat, që përfshijnë migrimin deri në vitin 2010 janë publikuar nga Banka Botërore dhe janë bashkuar në këtë hartë të organizatës kryesore ndër-qeveritare në fushën e migrimit, e themeluar që prej vitit 1951. ONM e komenton kështu këtë projekt: “Eksplorimi i prejardhjes sonë është një temë që na tërheq gjithmonë”. Për të përdorur këtë aplikacion duhet të klikosh mbi vendlindjen tënde (shtetin) për të cilin kërkon të marrësh informacione mbi emigrantët që kanë ardhur apo ata që kanë lëvizur nga vendi specifik. Në këtë pikë hapet një skemë e migrimit ‘drejt’ apo ‘nga’ vendi që keni zgjedhur. Në grafikën e krijuar, janë të sfumuar vetëm vendet që nuk përfshihen në këtë fluks lëvizje emigrantësh.