Fluks turistësh në ishullin e Maligradit

558
Ishulli i Maligradit gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe dhe në këto ditë të nxehta vere ka mjaft vizitorë.

Në bregun e tij perëndimor ndodhet shpella e Kishës, e cila për formën e veçantë dhe të çuditshme, u quajt vend i shenjtë. Aty është ndërtuar një kishë e vjetër në shek. XIV. Ajo është kisha e Shën Mërisë.

Është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele që i përkasin një kishe paleokristiane, që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit. Sipër këtij ishulli, ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI.

Mbishkrimet që gjenden në muret e kishës i përkasin periudhave të ndryshme. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Ishulli nuk është i banuar, por popullohet në sezonin veror nga turistët e shumtë kuriozë të historisë dhe kulturës vendase.
Sigal