Flet Kryeministri grek Aleksis Cipras: Ja masat për lehtësimin e të prekurve nga zjarret

618
Sigal

Në një mbledhje të jashtëzakonshme  nën drejtimin e Kryeministrit z. Aleksis Cipras  dhe me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave kompetentë, u bë vlerësimi i gjëndjes dhe u planifikuan hapat që do të hidhen  për përballimin e pasojave të zjarreve në  Atikën Lindore dhe Perëndimore.

Midis të tjerave

• U aprovua  kredia prej 20.000.000 euro  nga Ministria e Ekonomisë në një llogari të veçantë të Ministrisë së Brëndëshme, për përballimin e nevojave imediate  të Bashkive që janë prekur nga zjarret por edhe të qytetarëve të tyre.

• U vendos gjithashtu  hapja e një llogarie  të veçantë nga ana e Ministrisë së Financave , me pjesëmarrjen  e Sektorit Publik por edhe të Privatëve, teksa konstatohet një interesim i jashtëzakonshëm  solidariteti konkret, si brënda  ashtu  dhe jashtë vendit.

• Nga kjo llogari do të financohen punimet e rindërtimit dhe të rehabilitimit të dëmeve materiale. Pjesëmarrja  konkrete e Sektorit Publik në këtë llogari, do të bëhet e ditur  ditëve në vazhdim, pasi të jetë bërë vlerësimi i përgjithshëm i gjëndjes.

• U vendos gjithashtu, përforcimi i 19 njësive të përbashkëta të patrullimit të policisë, të zjarrfikësve dhe të ushtrisë, për policimin  efektiv të zonave të prekura nga zjarret.

Ministria e Financave ndërkohë, ka njoftuar disa masa të jashtëzakonshme për lehtësimin e të prekurve nga zjarret, të  cilat parashikojnë:

• Zgjatje të afatit të depozitimit të deklaratës së të ardhurave ( taksa mbi të ardhurat, TVSH dhe taksave të tjera të mbajtura )  deri më dt. 28.09.2018

• Zgjatje me  gjashtë  muaj të  afatit   të pagesës së detyrimeve të konfirmuara, si dhe të detyrimeve  që u ka mbaruar afati i shlyerjes. I njëjti afat  vlen edhe për detyrimet që rrjedhin nga deklaratat e depozituara  për tatimin e të ardhurave të vitit  tatimor  2017

• Përjashtim nga pagesa e ENFIA-s (Taksës Unike për Pronat e Patundshme) për vitin 2018, për pronat e patundshme  në zonat që u prekën nga zjarret.

Gjithshtu, nëse do të lindë nevoja,   afatet e mësipërme mund të zgjaten sërish.

Ditëve pasardhëse dhe pasi të jetë bërë vlerësimi i përgjithshëm  i gjëndjes  dhe madhësisë së dëmeve, do të njoftohet  dhe paketa kryesore e masave mbështetëse  për familjet e viktimave të zjarreve shkatërruese, si dhe mbështetja e jashtëzakonshme dhe dëmshpërblimet  për  të prekurit, përmbi ato që parashikon në këtë moment ligji.

Ju  informoj se për rregjistrimin e shpejtë të dëmeve , tashmë janë në terren 180 inxhinjerë  të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Transporteve, të cilëve nesër do t’u shtohen  edhe 120 të tjerë.

Gjithashtu, për të mbështetur të prekurit nga zjarret, Ministria e Punës  ndërkohë

• ka ofruar  200 shtretër  në kampin  Agios Andreas  si dhe 40 shtretër  në një godinë të  EKKA  -Qendër Kombëtare  të Solidaritetit Shoqëror – në Kallamaki

• Ka siguruar ushqim, ujë dhe lëngje, për të gjithë ata të prekur që strehohen në Palestrën e Rafinës, ndërkohë që është në kontekt me Kryetarët e Bashkive për  plotësimin e nevojave të tjera që mund të rezultojnë.

• Ka dërguar ndërkohë, njësi të lëvizshme  të EKKA  me punonjës socialë dhe psikologë në Palestrën e Rafinës dhe në Shtëpinë e të Moshuarve  të Bashkisë së Megaras.

Së fundi, Prefektura e Atikës ka ngritur një Qendër të veçantë koordinimi  të  nismave vullnetare dhe të ofertave, me të cilën, të gjithë ata qytetarë që dëshërojnë të ndihmojnë në përpjekjet që bëhen për përballimin e gjëndjes së jashtëzakonshme, mund të komunikojnë me nr e tel. 210 – 4819001.