Flet e dashura e djalit që vrau Ismaelin: Iglin e dua, do ta pres gjithmonë

508
“Do ta pres gjithë jetën dhe do ta dua gjithmonë”. Kështu thotë Ambera, studentja 19 vjeçare e fejuara e vrasësit të Ismael Lullit, djaloshit 17 vjeçar I cili u gjet me prerje në fyt të dielën në Sant Angelo Vado.
Nga hetimet është zbuluar se ka qenë pikërisht Ambra “molla e sherrit” për të cilën Igli Meta, i dashuri i tij shkaktoi vdekjen e Ismaelit. Këtë të fundit e kishte bërë me faj se kishte pasur një marrëdhënie Ambrën.
Ambra mbron Iglin – E bëri për xhelozi, doni ta kuptoni apo jo, nuk ka asgjë pas kësaj? Vetëm xhelozi. Kam lexuar të gjitha versionet, jo cështje borxhi, apo sherr për cështje droge, janë të gjithë gënjeshtra. Igli nuk drogohej, ndërsa për Ismaelin të gjithë e dijnë që pinte bar. Nuk kam fare lidhje me këtë ngjarje e megjithatë kam frikë të dal jashtë. Prej së dielës jam e mbyllur në shtëpi dhe shoh televizor. Nuk kam as telefonin, ma kanë marrë karabinierët.Nuk flas me asnjë. Si mund të jetoj kështu?
Ambra: Ismaeli më provokonte- E vërteta ishte që ai më provokonte. Jemi njohur rastësisht në Sant Angelo në Vado, më pas jemi takuar në Urbania. Gjithmonë rastësisht. Ai në 3- 4 raste ka bërë avancë drejt meje por nuk ia kam varur
Vrasje me paramendim apo e çastit- Ndërkohë ende nuk është ngritur akuza e një vrasjeje me paramendim. Edhe avokati këmbëngul se kemi të bëjmë me një vrasje të castit. Igli donte ta trembte Ismaelin me vënien në skenë të kryqëzimit, duke e nxitur të pranojë se kishte pasur një lidhje me të fejuarën e tij” Një lidhje të cilën e pranon dhe vetë Ambra, shkruan Repubblica.it
Kush ishte roli i Marjon Memës- Ndërkohë për Marjon Memën, autorin e dytë lehtësohen akuzat.
“Nuk ka qenë prezent në vendin e ngjarjes dhe këtë e konfirmon edhe vetë Igli” thotë avokati Umberto Levi.
“Marjo kishte lënë vetëm dy shokët dhe ishte larguar më tutje” shton avokati duke e quajtur Marjon thjesht një spektator në këtë ngjarje.
Megjithatë hetuesit të drejtuar nga kolonel Antonio Sommese, duhet të kuptojnë më mirë rolin që Marjo ka pasur në momentin kur Ismaeli ka pranuar të lidhet në kryq për :t’u marrë në pyetje” nga Igli, si dhe pasi është viktima është tërhequr gati 8 metra dhe është hedhur në një luginë
Sigal