Fleckenstein: Reforma në drejtësi kushti kryesor për negociatat me BE-në

Në Parlamenti Evropian, ku po diskutohet për progres-raporti e Shqipërisë, eurodeputeti Knut Fleckeinstein ka theksuar se ajo që është e rëndësishme është dialogu mes qeverisë ‘Rama’ dhe opozitës.

Fleckeinstein deklaroi se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, ndërsa pohoi se PE-ja pret zbatimin e plotë të saj.

“Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Dialogu mes qeverisë dhe opozitës, i rëndësishëm. Përshëndesim reformën në drejtësi, presim zbatimin e plotë të saj”, theksoi Fleckeinstein.

Një moment tjetër në të cilën u ndal eurodeputeti dhe që e quajti të rëndësishme ishte përpjekja për luftën kundër korrupsionit, duke folur për disa nga problemet aktuale në vend.

“Të shtohen përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria të zbatojë të drejtat e pronës. Shqipëria të vijojë luftën kundër krimit të organizuar”, tha Fleckeinstein.