Flamuri amerikan dhe ai turk, digjen në Athinë

42
Qindra qytetarë grekë janë mbledhur në qendër të Athinës për të protestuar kundër rrëzimit të avionit luftarak rus Su-24 pranë kufirit turko-sirian, shkruan gazeta ruse “Sputnjik”.Demonstruesit kanë djegur flamuj turq dhe ata amerikanë e madje kanë kërkuar daljen e Greqisë nga NATO.
Protestuesit u mblodhën në sheshin qendror Sintagma, dhe marshuan drejt ambasadës turke.
Ata mbanin pankarta me mesazhe dënuese për NATO-n dhe shpërndanë fletushka, duke kërkuar tërheqjen e Greqisë nga aleanca ushtarake perëndimore.
Forcat e sigurisë nuk lejuan liderin e krahut të majtë Partia e Unitetit Popullor, Panagiotis Lafazanis të mbante fjalim drejtuar presidentit Rexhep Tajip Erdogan.