Flamuj në çdo dritare, Franca përkujton viktimat e 13 nëntorit në Paris

408
Një shërbesë përkujtimore po mbahet në Francë për 130 viktimat e sulmeve të dy javëve më parë në Paris.
Rreth 1.000 persona janë mbledhur në qendër të Parisit për ceremoninë e organizuar me këtë rast. Mes tyre është edhe vetëpresidenti François Hollande, titullarë të tjerë, të mbijetuar të sulmevesi dhe të afërm të viktimave. Një minutë heshtje është mbajtur në nder të atyre që humbën jetën nga episodet e dhunës, vepër e militantëve të Shtetit Islamik, ndërsa emrat e secilit prej viktimave u lexuan me zë të lartë. 
Sulmet e koordinuara të 13 nëntorit ishin më të rëndat në historinë e Francës së ditëve tona. 350 vetë mbetën të plagosur, një pjesë e të cilëve rëndë. Presidenti Hollande i kërkoi qytetarëve në të gjithë vendin të marrin pjesë në këtë event, duke vendosur në shtëpitë e tyre flamurin kombëtar, një gjest simbolik që tregon se në këtë mënyrë të gjithë francezët do të bëhen pjesë e ceremonive të sotme. 
Disa familjarë të viktimave nuk pranuan megjithatë të jenë në shërbesën e mbajtur në kompleksin e madh që strehon muzeun ushtarak dhe varrin e Napoleonit. Një prej tyre tha për mediat vendase se arsyeja e refuzimit është bindja e tyre se autoritetet nuk bënë mjaftueshëm për ta mbajtur vendin pas valës së mëhershme të sulmeve këtë vit, që duhet të shërbente si paralajmërim. tch 
Sigal