Flakët përfshijnë xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, zjarri në të njëjtën kohë me Katedralen e Notre-Dame

122

Ditën e djeshme flakët nuk kanë kursyer as xhaminë Al-Aqsa Mosque në Jeruzalem, në të njëjtën kohë kur e gjithë bota ishte me sytë nga Parisi ku zjarri kishte përfshirë katedralen e Notre-Dame.

Wafa, agjencia palestineze e lajmeve raporton se flakët kanë përfshirë edhe vendin ku besimtarët muslimanë kanë bërë faljet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Sheiku Azzam al-Khatib, drejtori i Jeruzalem Wafq tha se zjarri mund të jetë vënë nga një grup fëmijësh që ishin aty në atë moment.

Nga zjarri, xhamia ka marrë dëme të shumta materiale.