Fitorja e Donald Trump, reagon Mark Zuckerberg: Facebook nuk ka ndikuar

63

“Ideja se lajme
false të publikuara në Facebook kanë ndikuar në një farë mënyrë në zgjedhjet
presidenciale është marrëzi”. Kështu thotë Mark Zuckerberg, kreu i Facebook,
duke iu përgjigjur polemikave, mbi rolin e rrjeteve sociale që kanë favorizuar
fitoren e Donald Trump.

Sipas
disa analistëve të Facebook, për shumë amerikanë burimi kryesor i
informacionit, ka hedhur një sërë lajmesh e videosh të vendosura si të
rëndësishme në mënyrë false për ti dhënë më shumë avantazh kandidatit
republikan.

“Nëse
mendoni se Facebook ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, atëherë nuk e keni
kuptuar mesazhin që mbështetësit e Trump kanë dashur të japin”, ka thënë
Zuckerberg duke folur në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni, raporton
USA Today.


fillim të vitit rrjeti social u akuzua se ishte anti-Trump, pasi në seksionin
“trending stories” shfaqeshin vetëm lajme pro demokrate. Dhe kështu grupi i
personave që merrej me “historitë më të lexuara”, u pushua nga puna dhe u
zëvendësuan me një algoritëm. Rezultati? Më shumë lajme të konsideruara për të
qeshur, përfunduan në listën e më të lexuarave, pasi ndiqeshin nga pjesa më e
madhe e përdoruesve.