Firmoset urdherndalimi për 110 ushtarë të forcave ajrore turke

570
Sigal

Kryeprokurori i Ankarasë urdhëroi të premten ndalimin e 110 ushtarëve të forcave ajrore pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtshtet më 2016.

Tre kolonelë, gjashtë majorë dhe tre kapitenë janë mes personave për të cilët ka filluar operacioni i kërkimit në 15 provinca, bëri të ditur prokurori.

Të gjithë të ndaluarit ishin në detyrë, informon Reuters.

Autoritetet turke kanë ndërmarrë operacione të tilla të shpeshta kundër mbështetesve të dyshuar të Gulenit, pas tentimeve të dështuara për puç, si pasojë e të cilave kanë vdekur 250 persona.

Ndërkohë Gylen mohon implikimin në këtë proces.