Firence goditet nga stuhia e shiut

505
Jugu i Firences po përballet me stuhi të forta ere shoqëruar me shi të dendur. Situata është alarmante, rreth 20 persona janë plagosur gjatë fundjavës. Ndërkohë shumë rrugë janë bllokuar duke paralizuar transportin. Shumë shtëpi janë shkatërruar duke u bërë të pabanueshme. Në shumë zona niveli i ujit ka shkuar në rreth 1 metër lartësi duke përmbytur shumë biznese. Forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë banorëve e për të minimizuar dëmet e mundshme. Qyteti është përkohësisht në “blackout” pasi si pasojë e stuhisë është shkëputur energjia elektrike ndërkohë që linjat telefonike janë jashtë funksionit. Sipas autoriteteve vendase, Presidenti i Rajonit Toscana Enricco Rossi pritet të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme. Në normalizimin e situatës dhe riparimin e dëmeve pritet të angazhohen gjithashtu dhe qindra refugjatë nga i gjithë rajoni i Toscanës.
Sigal