Finlanda paguan të papunët

433
Finlanda është bërë vendi i parë në Europë që paguan qytetarët e papunë me një pagë mujore, diku rreth 560 Euro. Ky është një eksperiment social unik ku shpresohet të shkurtohet burokracia e qeverisë, të reduktohet varfëria dhe të rritet punësimi. Të gjithë ata persona të cilët nuk punojnë, nxiten nga shteti që të përpiqen të gjejnë një vend të ri ku të fitojnë të ardhurat e tyre. Përgjatë kësaj periudhe, është shteti që i financon. Eksperimenti ka nisur në janar dhe deri tani kanë marrë pjesë 2000 të papunë.
Sigal