Financime nga Gadafi? Sarkozy thyen heshtjen: Shpifjet ma bënë jetën ferr

513
Ish-presidenti i Francës Nikolas Sarkozy ka folur rreth akuzave me të cilat po përballet sipas të cilave ka marrë fonde nga ish lideri Libian Muamar Gadafi për fushatën presidenciale të vitit 2007. Sarkozy deklaroi se po jeton një ferr të vërtetë dhe se akuzat ndaj tij janë të pabaza. 63-vjeçari i cili u la i lirë mbrëmjen e të mërkurës pasi u mor në pyetje për dy ditë me radhë deklaroi se akuzuesit e tij libiane po përpiqen të marrin hak për vendimin e tij për të dërguar avionët franceze kundër Gadafit ne vitin 2011.
“Shpifjet ma kanë bërë jetën ferr. Që nga marsi 2011 jeta ime është kthyer në ferr. Akuzohem pa ndonjë dëshmi të Gadafit”, mësohet të jetë shprehur Sarkozy.
Gazeta franceze ‘Le Monde’ raportoi se Bashir Saleh, i cili zhvilloi fondin e pasurisë sovrane të Libisë në atë kohë, kishte konfirmuar se Gaddafi kishte financuar Sarkozy. Gjykatësit francezë kanë ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Qaddafi për fushatën e tij më 2007, kanë thënë zyrtarët.
Gjyqtarët hetues janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Gaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozyt 50 milionë euro për fushatë. Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë. Sarkozy, 63-vjeç, ishte president i Francës nga vitit 2007 deri më 2012. Ai vazhdimisht ka mohuar këto akuza.
Sigal