Finalja e Champions, masa të forta sigurie në Cardiff pas atentateve në Manchester

409
Masa të rrepta sigurie në Cardif në 3 qershor, për finalen e madhe të Champions League mes Juventus dhe Real Madridit.
Pas sulmit në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe ku shumë të tjerë u plagosën, masa të forta sigurie do të merren për finalen e madhe.
Shumë filtra sigurie dhe skaner për njohjen e fytyrës do të vendosen në stacionet hekurudhore dhe në rrethinat pranë stadiumit.
Sipas asaj që raporton Wales Football Association, plani i sigurisë i parashikuar për finalen ‘do të jetë operacioni më i madh i sigurisë i vënë në Cardif, me prezencën e agjentëve dhe personelit, që do të vijë nga i gjithë Galles, gjithashtu edhe eksponentë policie nga vendet e dy finalistëve’.
Teknologjia e skanimit të fytyrës, ku instalimi në Cardif është bërë në ditët e kaluara, sipas asaj që ka raportuar Bbc, do të japë mundësinë të krahasohen fytyrat e fotografuara në kryeqytetin gallez me 500 mijë të memorizuar në arkivat elektronike të forcave të policisë.
Për finalen e 3 qershorit pritet të jenë në Millenium Stadium rreth 70 mijë tifozë.
Sigal