Filmi mbi Muhamedin: Flet artistja që dënohet me vdekje!

599
Sigal

Cindy Garcia: “Nuk e kam quajtur Muhamedin pedofil. Jetoj e fshehur më duan të vdekur”

Vazhdojnë komentet dhe diskutimet në të gjithë botën rreth filmit që përplasi fenë myslimane me shtetin më të konsoliduar të botës demokratike, SHBA. Diku tjetër vazhdojnë edhe protestat ndërsa në Francë e Gjermani shtypi rindez shkëndija zjarri duke publikuar karikatura mbi shenjtin e botës islame Muhamedin. Shtypi i lirë perëndimor duket se kërkon të përfitojë nga situata e re, pa marrë parasysh frikën prej rreziqeve, por dhe të thellojë goditjen kundër “paprekshmërisë” së Muhamedit me synimin e qytetërimit të besimtarëve fanatikë të kësaj feje të ligjshme njerëzore, por plot komplikacion mentalitetesh… Një kokëfortësi mediatike është quajtur botimi i karikaturave ndaj shenjtit Muhamed në “Charlie Hebdo”, që bën autoritetet franceze të mbyllin ambasadat dhe shkollat në 20 vende dhe të përgatiten për protesta edhe ndaj ambasadave të tyre, dhe pse jo rrezikshmëri agresiviteti të myslimanëve gjer në kryeqytetin e blinduar, tashmë të Francës, Paris. Partia e “Vëllezërve myslimanë, egjiptianë”, i ka kërkuar qeverisë franceze të marrë masa “deçizive dhe urgjente”, kundër Charlie Hebdo, sikurse ka bërë për fotot e princeshës angleze Kate Middleton. Është një kërcënim i hapur, por plotë me pasoja nëse nuk do të ketë reflektim të shpejtë të qeverisë franceze. Ambasadat e mbyllura dhe shkollat në 20 vende, janë masat e para të pasigurisë shtetërore. Ndërkohë, sekretarja e shtetit amerikan Hillari Klinton ka shpallur krijimin e një komisioni hetimor mbi atentatin e 11 shtatorit në konsullatën amerikane të Nengazit. Nga Tirana, një kryeqytet me shumicën myslimane, ku ende nuk ka marrë zgjidhje zbatimi një projekt për ndërtim xhamie, aq shumë i lakuar nga shtetarë e besimtarë, vjen deklarimi se, imamët shqiptarë nuk kanë projekte për protesta duke garantuar jo vetëm shtetin, por dhe ambasadat perëndimore që, ditë më parë nuk kishin garanci të plotë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për myslimanët dhe imamët e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje. Duket, afërsia me botën perëndimore dhe moderacioni i duhur i njerëzve me besim mysliman (por dhe mungesa e fesë në vitet e komunizmit totalitar) kanë bërë të mos ndihet fyerja ndaj Muhamedit dhe duket filmi “Pafajësia e Myslimanëve” është quajtur thjesht një krijesë artistike dhe asgjë më shumë!…

 Ndërkohë nuk ka munguar të publikohet në shtypin perëndimor edhe frika me fshehje e artistes kryesore të filmit, Cindy Lee Davis Garcia. E gjendur në një situatë ankthi dhe frike të papritur, e befasuar nga ato që shkaktuan revolta, dhunë, gjer dhe vdekje njerëzish, 46- vjeçarja që punonte si kujdestare fëmijësh, ndjekëse e sektit fetar “Flakët e zjarrit kapin kishën” (Flame of Fire Outreach Church), nga vendi ku është fshehur ka mundur të lëshojë këtë intervistë për italianen “Il Secolo XIX”, botuar të premten 21 shtator. Po e paraqesim këtë intervistë ekskluzive edhe për lexuesit shqiptarë të gazetës “Telegraf”:

“Në regjistrin e gjendjes civile është Cindy Lee Davis Garcia. Një emër shumë i gjatë për t’u njohur në botën e kinemasë.”Më mirë Cindy Garcia. Mbi kokën e Cindy, 46 vjeçe, varet një dënim me vdekje nga pjesa më radikale e botës myslimane. Ajo është artistja që reciton në “Pafajësia e Myslimanëve”, film që ka provokuar revolta në botën myslimane dhe sidomos atë arabe. Tani ka vendosur të padisë në gjykatë producentin e filmit duke i kërkuar Google të heqin videon nga You Tube. Në pak ditë ka humbur të gjitha: shtëpinë, familjen, punën. Askush nuk do të ketë të bëjë me një “grua të vdekur që ecën”. Ajo kërkon të mbrohet dhe në fjalët e saj shfaqet një version i ri: njihte skenarin e vërtet të filmit- në ndryshim nga ç’ka thënë më parë- dhe ndofta ka pranuar të luaj edhe për besimin e saj fetar. Atë si ndjekëse e setit fetar fesë kristiane “Flame Of Fire Outreach Church”.

Pyetje: Jeta juaj është kthyer në një ferr pas daljes së filmit…

Kam punuar si kujdestare fëmijësh. Në të kaluarën kam qenë modele dhe në një masë të vogël, aktore teatri. Mendova se ky ishte një rast i madh për jetën time. Sot duhet të jetoj e mbyllur në një apartament të vogël jashtë Los Angelos-it. Shtëpia ime në Sant Main Street është bosh. Sapo doli në qarkullim filmi kam marrë vetëm në një ditë më shumë se treqind telefonata kërcënuese për dënim me vdekje, të gjitha të regjistruara dhe në dorë të drejtësisë.

Pyetje: Kush ju ka kontaktuar për filmin?

Sam Bacile. Kur jam paraqitur për “casting”, kam takuar personazhe të mëdhenj të kinemasë, aktorë, producentë dhe regjisorë.

Pyetje: Ndërkohë nuk ka qenë Bacile që xhiroi filmin. Apo jo?

Jo, ai ka shkruar skenarin. Është një besimtar kopto me origjinë nga Egjipti, por duke thënë se ishte izraelit, shfaqte dëshirën për të realizuar një film, ku të dukeshin qartë anët negative të Islamit.

Pyetje: Pra, ju e dinit idenë?

Sigurisht. Kam lexuar kopjet, por dialogët janë ndryshuar pjesërisht në fazën e dopiazhit.

Pyetje: Është një frazë që ju “inkriminon” kur keni thënë: “T’i japë vajzën time 7 vjeçe për grua një burri 55 vjeç? Ky Muhamedi është një pedofil!”

Unë nuk kam folur për pedofili. Përkundrazi falënderova Zotin sepse vajza ime shkonte grua tek një burrë me shpirt të madh.

Pyetje: Ishte një vajzë shtatë vjeçe?

Ka qenë falsifikuar, në realitet është e rritur. Shiko, në film kërkohej të bëhej një diskreditim parodi i Islamit. Nuk imagjinoja të ishte një blasfemi.

Pyetje: Filmi përfundimisht sa kohë zgjat?

Bacile thoshte dy orë dhe do të plotësohej në javët e ardhshme. Lokali ishte një kishë në Hamilton Street, në Los Angelo. Por po kërkonin edhe vende të tjera, për xhirim të skenave.

Pyetje: Ju morët pjesë në skena të tjera xhirimi të filmit?

Kontrata ishte vetëm për atë skenë. Dy ditë punë ku u pagova 500 dollarë, shumë më pak se honorarët  për një shkrim gazete.

Pyetje: Tani si ndiheni?

Keq, për të gjithë personat që humbën jetën. Por edhe sepse jam mashtruar nga Bacile.

Pyetje: Ke pasur mundësi për të folur me atë?

Disa ditë më parë. Më tha të jem e qetë sepse gjithçka do të rregullohet në ditët që vijnë. Por unë u zemërova dhe rebelova.

Pyetje: Por ju e dinit që bëhej fjalë për një film mbi Islamin?

Nga parodia tek zemërimet ka një diferencë të madhe.

Pyetje: Protagonistët e tjerë të filmit jetojnë si ju të blinduar?

Imagjinoj se po edhe pse nuk i njoh. Problemi është se në film, fjala më e tmerrshme është ajo që them unë. Thënë më saktë, ajo që del nga buzët e mia, se unë nuk kam thënë ato fjalë, por është dopiuar me mashtrim.

Pyetje: Ju bëni pjesë në një sekt që e shikon Islamin si tym në sy?

Unë besoj tek Zoti, ndaj nuk kam frikë nga asgjë. Jam e preokupuar për familjen time. Por gjithçka tjetër do të zgjidhet!…”

Përgatiti dhe përktheu për”Telegraf” nga Italia Luan Shmilli