Film në shtrat, por…në qiell të hapur

535
Nuk ka asgjë më të dëshirueshme se sa të shtrihesh në shtrat, e të shohësh një film të preferuar.
Dhe tashmë banorët e Sidnejt në Australi do të kenë mundësi ta bëjnë këtë, bashkë me partnerët, por… në natyrë.
Bëhet fjalë për kinemanë në qiell të hapur më të madhe në botë, ku ka shtretër dopio dhe quhet Mov’in Bed.
Kinemaja pritet të hapet së shpejti për publikun dhe ka konceptin e saj unik, një ide e krijuar nga një agjenci e specializuar për evente unike. “Ne e adhurojmë kinemanë dhe gjithmonë kemi dashur një kinema të hapur, por jo në mënyrën më normale, duam të sjellim një koncept të ri”, thotë Simon Ripaud i agjencisë së eventeve.
Organizatorët kanë vendosur një ekran super të madh që ka një përzgjedhje filmash teksa jeni nën carcafët e krevatit me një gotë verë e nën dritën e hënës.
“Sezoni i parë ishte në 2016, dhe ishte një provë për të parë nëse do të ketë përgjigje të mirë, dhe u shitën të gjitha në dy javë”, thotë ai. Ripaud thotë më tej se njerëzve u pëlqeu ideja kështu që vendosën ta bëjnë më të madhe, me 150 shtretër dhe kjo ndodhi kur u njoh si kinemaja e jashtme më e madhe në botë.


Sigal