Fillon: Franca drejt luftës civile, po goditet demokracia

535
E përditshmja franceze “AFP” ka dhënë alarmin për situatën e krijuar së fundmi në Francë. Sipas saj, gazetarët akuzohen për
njëanshmëri. Gjykatësit thonë se po urdhërohen nga presidenti. Vendi është pranë “luftës civile”. Nuk është vetëm një fushatë më e hidhur se ajo e Amerikës, është Franca në vitin 2017.
Kandidati I qendrës së djathtë Francois Fillon akuzoi kryeministrin dhe qeverinë për mos krijimin e kushteve për ushtrim paqësor të demokracisë. Duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e lejuan këtë klimë, e cila po I afrohet luftës civile. 
Fillon i referohej përplasjeve në qytetin perëndimor të Nantes në fundjavë gjatë një demonstrimi kundër lideres së krahut të djathtë Marine Le Pen, i cili degradoi kur anarkistët dhe vandalët sulmuan policinë dhe pronat.
Shtatë oficerë u plagosën, duke përfshirë njërin me dëmtime serioze për jetën, dhe dritaret e dyqaneve u thyen.
Dy kandidatët për president, Fillon dhe Le Pen kanë kundërshtuar hetimin, për shpërdorimin e fondeve publike, si akuza të rreme që janë influencuar nga presidenti socialist në ikje, Francois Hollande.
Sigal