Fethullah Gylen: Tentativa e dytë për grusht shteti, thashethem i pabazë dhe i papërgjegjshëm

516
Sigal

 

Mesazhi i liderit
shpirtëror për tentativën e dytë për grusht shteti në Turqi

Edhe një herë, mediat turke, nën kontrollin e qeverisë apo presionit të
qeverisë, po qarkullojnë thashetheme të tmerrshme, këtë herë në lidhje me një
përpjekje të supozuar për një tentativë të dytë për grusht shteti, gjoja të
përgatitur nga simpatizantët e mi me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Thashetheme të tilla janë të pabaza dhe të papërgjegjshme. Si një nga
viktimat e katër grushteve ushtarake në të kaluarën, ritheksoj bindjen time të
plotë se demokracia nuk mund të arrihet dhe nuk mund të mbrohet përmes
ndërhyrjeve ushtarake. Edhe nëse udhëheqësit politikë të zgjedhur më përpjekin
mua personalisht dhe mbështetësit apo simpatizantët e lëvizjes Hizmet duke
shkelur të drejtat themelore të njeriut, unë kurrë nuk miratoj largimin e tyre
nga pushteti me mjete dhe mënyra anti demokratike. Dënoj fuqishëm çdo përpjekje
për të më portretizuar mua si arkitektin e tentativës së grushtit të shtetit të
15 korrikut, pavarësisht nga fakti se kam dënuar atë pa asnjë ekuivok, ndërsa
ajo që në zhvillim e sipër dhe në mënyrë të përsëritur të qartë kam mohuar
kategorikisht të kem patur ndonjë rol në tentativën për grushtin e shtetit.
Nëse individë të caktuar, të cilët shfaqen si simpatizantë dhe mbështetës të
lëvizjes Hizmet, rezultojnë të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti, ata tradhtojnë
idealet e mia dhe duhet të përballen me drejtësinë. Personalisht besoj, se
thashethemet dhe zërat për një përpjekje të dytë për grusht shteti, që
qarkullojnë në mediat turke, kanë si qëllim që të mashtrojnë qytetarët tanë dhe,
në mënyrë të veçantë, kanë për qëllim që t’i armiqësojnë ata kundër
pjesëmarrësve në lëvizjen Hizmet. Tashmë, deklaratat e publikuara në media nga
individë të papërgjegjshëm, të cilët kërkojnë burgosjen e simpatizantëve dhe
mbështetësve të lëvizjes, janë në kuadër të përgatitjes së terrenit për të
përndjekur simpatizantët e lëvizjes dhe të lehtësojnë përpjekjet e tyre në këtë
drejtim. Përhapja e këtyre thashethemeve tmerrshme dhe sugjerimet nga mjetet e
komunikimit masiv proqeveritare krijon një atmosferë urrejtjeje, e cila i hap
rrugën mizorive të mëtejshme. Edhe një herë, dënoj pa asnjë ekuivok tentativën
e grushtit të shtetit, çdo përpjekje për të organizuar një grusht shteti tjetër,
madje edhe mendimet për një veprim të tillë. Gjithashtu dënoj ashpër thashethemet
e përhapura në media që përgojojnë një lëvizje paqësore sociale për të
justifikuar persekutimin e vazhdueshëm të pjesëmarrësve të saj.