Fermerët grekë kundër reformës së pensioneve domate e gurë drejt Ministrisë

545
Mijëra fermerë të ardhur nga e gjithë Greqia protestuan para Ministrisë së Bujqësisë ku ka pasur dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve.
Fermerët të cilët mbërritën në Athinë me anije nga ishulli i Kretës hodhen domate në drejtim të godinës, dhe tensioni u përshkallëzua më pas pasi policia parandaloi protestuesit të hynin në ministri.
Policia përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit të cilët nga ana e tyre kanë hedhur gurë dhe i kanë vënë flakën kontenierëve me plehra.
Një tjetër protestë u zhvillua në jug të Greqisë.
Sigal