Femrat padisin Google për diskriminim gjinor

Tre femra që punonin në Google kanë ngritur një padi kundër gjigantit teknologjik, me pretendimin se i ka paguar ato më pak se burrat, për punë të krahasueshme.

Padia thotë se Google është në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndryshuar. Kjo padi vjen në një kohë kur kompanitë në Silicon Valley përballen me rritjen e kontrollit mbi marrëdhëniet gjinore.

Google është gjithashtu nën hetim nga Departamenti Amerikan i Punës mbi praktikat e saj të pagave. “Është koha për të ndaluar injorimin e këtyre çështjeve në teknologji,” tha Kelly Ellis, një inxhiniere e softuerëve në Google dhe një nga gratë që paraqitën padinë.