Sigal

Ka bërë bujë në web shpërndarja e disa pamjeve, që tregojnë fëmijët meksikan me numrin në krah, teksa presin të kalojnë kufirin me SHBA.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale dhe më pas të filmuara nga televizionet amerikane kanë ngjallur polemika dhe diskutime, sepse të kujtojnë shumë tatuazhet e të burgosurve nazistë.

Pas një momenti të parë në të cilin dukej që numrat janë vepër e amerikanëve, ka qenë pikërisht Msnbc që ka specifikuar: ’Numrat janë shkruar me lapustila dhe janë bërë nga agjentët e policisë së kufirit meksikan’.