Fëmija mbetet i varur në katin e 10-të, shpëtohet nga fqinji

546
Sigal

“Dëgjova njerëzit që bërtisnin në rrugë dhe dola në ballkon të shoh ç’kishte ndodhur. Njerëzit vraponin. Ngrita kokën lart dhe pashë një fëmijë të varur mbi dritare që rrezikonte të binte”.

Është dëshmia e të riut 28-vjeçar Artem Yarev, që disa ditë më parë i ka shpëtuar jetën një fëmijë 7-vjecar që rrezikonte të binte nga kati i dhjetë i pallatit të tij.

Yarek ka arritur ta kapë fluturimthi të voglin nga dritarja ku qëndronte i varur. ’Më tha që ishte vetëm në shtëpi’, ka treguar i riu për mediat lokale duke shpjeguar që nëna kishte dale 15 minuta më parë.