Fëmija 14-muajsh ngrihet menjëherë, pasi bie nga kati i dytë

452
Ky është momenti tmerrues kur një fëmijë 14 muajsh bie nga dritarja e katit të dytë,por shpëton për mrekulli pasi ngrihet menjëherë në këmbë.
Video CCTV tregon vogëlushen nga Ceara Fortaleza të Brazilit duke rënë nga ndërtesa me një shpejtësi dhe forcë të jashtëzakonshme.
Në sekondat e para të aksidentit duket e pabesueshme se si vajza, e identifikuar si Helena Beatrice Nascimento, mbijeton duke marrë vetëm disa plagë dhe gërvishtje.
Klipi tregon kalimtarët e shokuar të cilët i vijnë në ndihmë vogëlushes që qëndronte në këmbë duke u dridhur.
Më pas mamaja e shqetësuar del me vrap nga pallati duke nxituar drejt Beatrice duke e shtrënguar fort, e lumtur që ajo është gjallë.
“Beatrice po flinte në shtratin pranë dritares pa hekura mbrojtës në dhomën e gjumit,”- u shpreh gjyshja e saj, Maria Veraneide Silva Nascimento për Daily Mail.
Sigal