Federica Mogherini: Jo zgjidhje ushtarake në Siri

468
Jo zgjidhje ushtarake në Siri. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit është dialogu politik.

Kështu ka deklaruar shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Algjerisë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në kryeqytetin algjer.

Ajo tha se Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin e dyshuar të gazit kimik në Siri më 4 prill dhe nuk do të pranojë përdorimin e armëve kimike nga çdo vend. BE-ja shpreson në hetimin e incidentit sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim zbulimin e të vërtetetës.

“Sa për Sirinë, u riafirmua gjatë konferencës së Brukselit të organizuar javën e kaluar se nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës. Për këtë çështje, Bashkimi Evropian është shumë i qartë dhe e i vendosur. Kriza nuk do të zgjidhhet ushtarakisht”

Shtetet e Bashkuara janë një mik i BE-së, tha Mogherini, duke shtuar se blloku shpreson që SHBA të bjerë dakord me BE për një zgjidhje politike të krizës siriane.

Ministri i Jashtëm algjerian Lamamra tha se sulmi i dyshuar me armë kimike ishte një shkelje e Konventës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Algjeria dënon me forcë një akt të tillë. Ai shtoi se Algjeria ka ruajtur një marrëdhenie të mirë me Sirinë dhe popullin sirian.

Mogherini mbërriti në Algjeri të shtunën me qëllim përforcimin e marrëdhenieneve mes dy vendeve. Ajo u takua edhe me kryeministrin e vendit Abdelmalek Sellal.
Sigal