Federica Mogherini: Çështja e migrantëve, rrezikon shpërbërjen e Bashkimit Evropian

422
Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me instrumentet e unionit për menaxhimin e krizës migratore, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore”.

“Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nëse nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”, pohoi Mogherini, e cila mban gjithashtu postin e zëvendës/presidentes së Komisionit Evropian.

“Pa këto instrumente do të shfaqet rreziku i shpërbërjes së Evropës”, shtoi ajo. Austria njoftoi se masat e sigurisë së kufirit me Slloveninë mund të çonin në ndërtimin e një barriere, e para e këtij lloji në hapësirën Schengen, për frenimin e fluksit të migrantëve që po nxit tensionet mes vendeve të BE-së.
Sigal