FBI mbyll hetimet, asnjë akuzë për Hillary Clinton

431
Sigal

FBI nuk do të ngre asnjë akuzë ndaj Hillary Clinton në
lidhje me çështjen e e-mailve.

Me
këtë vendim FBI ka njoftuar Kongresin të dielën se nuk ka ndryshuar vendimin e
saj në lidhje me përdorimin e emaileve  private si Sekretare e Shtetit,
duke i hequr një re të zezë kësaj të fundit, dy ditë para zgjedhjeve
presidenciale në ShBA, ka njoftuar  New York Times.

Drejtori
i FB-së, James B. Comey tha në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit se
“bazuar në rishikimin tonë,  nuk kemi ndryshuar vendimin të cilin e
kemi shprehur në korrik në lidhje me Sekretaren Clinton”