FBI arreston gjithë zyrtarët e një qyteti. Akuzohen për ryshfet

515
Agjentët e Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) kanë arrestuar pothuajse të gjithë zyrtarët e një qyteti të vogël në Teksas. Bëhet fjalë për qytezën e Cristal City, që numëron gjithsej 7.500 banorë. Mediat amerikanë shkruajnë se pothuajse të gjithë zyrtarët lokalë janë arrestuar për shkak të akuzave për marrje ryshfeti. Jashte parngave kane mbetur vetem 2 zyrtare. Zyrtarët janë arrestuar nën akuzat se kanë marrë ryshfet dhe u kanë ndihmuar kazinove të paligjshme, në shkëmbim të shërbimeve. Pas hekurave ndodhen edhe kryebashkiaku, përfaqësuesi ligjor i qytetit, ashtu si edhe dy anëtarë aktualë dhe një ish-anëtar i Këshillit bashkiak. Para këtij aksioni tashmë ishte arrestuar një anëtar i Këshillit bashkiak, Marco Rodriguez.
Richard Durbin, prokurori kompetent për Teksasin, ka theksuar se zyrtarët akuzohen se kanë keqpërdorur postin zyrtar që të pasurohen, përmes së mitmarrjes prej personave që janë munduar të bëjnë biznes në ‘Cristal City’. Përfaqësuesi ligjor i qytetit ndërkaq akuzohet se është pjesë e rrjetit, që në shkëmbim në shumën prej 12.000 dollarëve, këtij grupi kriminali ka siguruar kontrata në dëm të qytetit. Njëri prej dy anëtarëve të Këshillit bashkiak që nuk janë arrestuar në këtë aksion, Joel Barahas, ka deklaruar se dëmi që i është shkaktuar qytetit është 2 milionë dollarë dhe se rrezikohen me falimentim.
Megjithatë, është interesante se ndonëse të arrestuarit akuzohen për korrupsion, që të gjithë do të mbesin në postet e tyre, pasi sic ka thënë prokurori i Teksasit, ata janë zgjedhur me votë për ato funksione. Sic raportojnë mediat lokale, spërderisa atyre nuk do t’u merren postet, prokurori nuk ka kompetenca ta bëjë një gjë të tillë. Deri në marrjen e vendimit rreth tyre, e vetmja mënyrë e ndërrimit është që vetë qytetarët të bëjnë peticion. Të akuzuarit mund të dënohen me dhjetë vjet burg dhe gjobë në shumë prej 250.000 dollarësh.
Sigal