FBI akuzon një 26-vjeçar për planifikim të një sulmi terrorist për Krishtlindje

574
Agjencia amerikane “Buroja Federale e Hetimeve”, e njohur me shkurtesën FBI, ka akuzuar një 26-vjeçar nga Kalifornia, se po planifikonte një sulm terrorist në Ditën e Krishtlindjeve në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
FBI ka njoftuar mbrëmë se ka gjetur armatim dhe një letër përshëndetëse të martirit në shtëpinë e Everit Aaron James, një ish-pjesëtar i marinës amerikane nga qyteti Modesto.
26-vjeçari akuzohet se është përpjekur për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë të jashtme terroriste.
Agjenti special i FBI-së, Christopher McKinney, tha se komploti u zbulua gjatë një operacioni ku përfshihen dy agjentëve sekretë të FBI-së dhe një informator
Sigal