Sigal

Një i ri britanik ka gjetur vdekjen pasi u kafshua nga një gjarpër detar teksa ishte në një varkë peshkimi.

23 vjeçari sapo kishte tërhequr rrjetën e peshkimit në brigjet e Northern Territory, kur u kafshua nga gjarpri rreth orës 09:00 me orën lokale të enjten.

Ekipet e emergjencës u thirrën në barkë, pranë ishullit Groote Eylandt, por nuk arritën ta shpëtonin të riun.

BBC shkruan se kjo mund të jetë vdekja e parë e regjistruar nga një gjarpër detar në Australi.

Trupi i të riu u dërgua në brendësi të kontinentit, në qytetin Borroloolës.

Një zëdhënës i Komisionit të Lartë britanik tha: “Ne po mbështesim familjen e një burri britanik i cili ka vdekur në Northern Territory dhe jemi në kontakt me autoritetet australiane”.