Fati i anëtarëve të ISIS-it vendoset në Instagram

169
Një grup i vetëquajtur “SWAT-i irakian” ka hapur një profil në Instagram që lejon ndjekësit e tij për të vendosur fatin e xhihadistëve të ISIS-it të zënë rob. Në këtë llogari postohen foto të robërve të lidhur, të shoqëruara me një pyetje të thjeshtë: “Ta ekzekutojmë apo ta lëmë të jetojë?” Postimet, që do të ishin një krim lufte nëse janë të vërteta, janë parë nga më shumë se 84000 persona. Në njërën nga fotot, ku shihet një i burgosur i gjakosur dhe disa ushtarë pranë tij, ftohen ndjekësit që të votojnë brenda një ore dhe fati i robit do të mësohet pas kësaj ore. “Merrni hakun ndaj ISIS-it”, lexohet në foto. Më tej, shpjegohet se nëse do të votoni për ta vrarë, fotoja me të burgosurin e vdekur nuk mund të postohet për shkak të rregullave të Instagramit. Një zëdhënës i Instagramit tha se fotot e postuara nga ky grup janë fshirë menjëherë pasi përmbajnë kërcënime serioze për sigurinë e jetës, gjë që nuk lejohet nga rrjeti social.