Familjet e militantëve të ISIS-it lënë Damaskun

497
Një numër i familjeve të militantëve të Shtetit Islamik dhe disa luftëtarë të plagosur pritet të largohen nga zonat e kontrolluara nga rebelët në jug të Damaskut, në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdulraham, ka thënë se kalimi i sigurt do të ofrohet nga kampi i refugjatëve palestinezë Yarmouk, në periferi të Damaskut, dhe nga Hajar al Aswadi. Familjet dhe disa luftëtarë pritet të dërgohen në qytetin Raka, i cili është bastion i militantëve të Shtetit Islamik. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se disa autobusë kanë arritur në zonë për të bërë transferimet.
Sigal