Familja Lukaj mirëpret zëvendëspresidentin Bajden te shtëpia e tyre

538
Sigal

Xhozef Robinet Bajden, vizitoi shqiptarin më 20 gusht në një pritje private me qëllim mbështetjen e Shoqatës së Guvernatorëve Demokratë dhe Guvernatorit të Konektikatit, Dannel («Dan») Malloit

Greniç, CT – Financieri dhe filantropisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Riçard Lukaj, pati mik në shtëpinë e tij në Konektikat, zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhozef Robinet («Xho») Bajden, Jr. më 20 gusht në një pritje private me qëllim mbështetjen e Shoqatës së Guvernatorëve Demokratë dhe Guvernatorit të Konektikatit, Dannel («Dan») Malloit. Përveç zëvendëspresidentit Bajden dhe Guvernatorit Malloi, së bashku me stafet e tyre dhe ekipit të fortë të sigurisë, të ftuar ishin edhe senatori Riçard Blumenthall, personalitet të tjerë të rëndësishëm, disa drejtues të industrive të ndryshme, si dhe Miss USA, Nia Sançez. Lukaj e hapi pritjen duke falënderuar të ftuarit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, duke theksuar në veçanti ata që e mundësuan këtë event, si ekipin e restorantit Valbella të cilin ai e etiketoi si kuzhina më e mirë italiane në Kontenë e Feirfilldit. Fjalët e tij, njëkohësisht të lehta dhe serioze ia shtuan rehatinë atmosferës së pritjes, e cila filloi pasdite pasi të ftuarit e shquar patën rastin të takonin të pranishmit dhe donatorët. Gjithashtu, Lukaj tha në fjalën e hapjes: “Është vërtet një nder i veçantë për mua të jem këtu para një grupi miqsh dhe komshinjsh të shquar, për t’ju prezantuar mikun tonë Guvernatorin Dan Malloi dhe zv. presidentin tonë të nderuar Xho Bajden, dy individë, të cilët më bëjnë të ndihem krenar që jam amerikan”. Para se të vazhdonte të prezantonte Guvernatorin Malloi dhe zv.presidentin Bajden, z. Lukaj, gjithashtu, foli pak për fillimet e tij si emigrant, djalë i prindërve punëtorë, të cilët ishin arratisur nga ish-Jugosllavia për arsye të shtypjes etnike dhe ekonomike dhe që e kishin ushqyer atë me vlerat e punës, dashurinë për Amerikën dhe e kanë nxitur të besonte dhe të ndiqte “Ëndrrën Amerikane”, një koncept që mbetet ende shumë i rëndësishëm dhe konkret në jetën e Lukajt. Zëvendëspresidenti Bajden preku disa tema, përfshi këtu dhe sfidat brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai përmendi, gjithashtu, ngërçin politik në kryeqytetin e vendit duke e përshkruar atë si një “përçarje e tmerrshme”. Sidoqoftë ai e mbylli me një notë pozitive duke thënë se gjithçka bëhet për të qenë të bashkuar (si Konektikat ashtu edhe Shteti i Amerikës plotësisht). Sërish me një ton konstruktiv dhe pozitiv ai përmendi shpeshherë faktin që njerëz si familja Lukaj janë ata që e veçojnë Amerikën nga e gjithë bota. Nik Zherka, menaxheri i përgjithshëm i restorantit “Valbella” tha se: “Ishte një nder të ishe pjesëmarrës në një pritje të një profili kaq të lartë që përfshinte Zv.presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Guvernatorin tonë, ndërkohë që, dhe një i yni u bë shembull i suksesit të madh amerikan.”

“Gjatë vërejtjeve të tij mbi emigracionin, Zëvendëspresidentin Bajden preku faktin që Shtetet e Bashkuara janë një shtet i ndërtuar nga emigrantët”, vazhdoi Zherka duke shtuar se: “Jam vërtet mirënjohës që e njoh familjen Lukaj dhe shpresoj që të tjerë Shqiptaro-Amerikan të rinj të ndjekin hapat e Riçard-it dhe të na çojnë sa me lart brez pas brezi”. Kur Zëvendëspresidentit i bënë pyetjen më të zakonshme, se a kishte plan të konkurronte për President, ai u përgjigj “Po” duke shtuar me shaka që me seriozitet do e konsideronte të konkurronte në Kosovë sepse atje ai kishte shanse të mëdha për të fituar. Me emocion ai vazhdoi të përshkruante vizitën e tij në Kosovë dhe pritjen e mbështetjen e ngrohtë që kishte ndjerë atje, çka e kishte bërë të ndihej si hero. Bajden ripohoi dhe shprehu respektin, afrimitetin dhe mbështetjen e tij për komunitetin shqiptar në disa raste gjatë vizitës se tij tek rezidenca e Lukajve. Sipas muzikantit, Ilir Dangëllia, i cili luajti në piano bashkë me ansamblin e ftuar, Bajden kishte njohuri të thella mbi shumë tema të rëndësishme, sidomos mbi politikën ndërkombëtare dhe imigracionin. “Ai i përmendi shqiptarët në shumë raste gjatë fjalimit të tij dhe pranoi vlerësimin dhe admirimin e tij për etikën e punës dhe kontributin e komunitetit shqiptar në shoqërinë amerikane”,- shtoi Dangëllia. Violinistit shqiptar, mbajtës i Urdhrit Grand Master, Frederik Banda, i cili luajti shumë bukur Lule Borë i kishte lënë shumë mbresa sjellja e ngrohtë e Zëvendëspresidentin Bajden gjatë përshëndetjeve më të ftuarit.
“Zëvendëspresidenti u ndje aq mirë sa në shtëpinë e tij sa që gjatë fjalimit e theu protokollin dhe u largua nga mikrofonat që të ishte më afër të ftuarve në mënyrë që t’i drejtohej atyre personalisht”,- tha Banda. “Kjo ishte, sigurisht, një shenjë rehatie e zv.presidentit dhe familja Lukaj duhet përgëzuar për krijimin e një atmosfere të mrekullueshme”, shtoi violinisti i nderuar. Nën tingujt e këndshëm të violinistit Banda, kompozitorit Ilir Dangëllia dhe violonçelistes Gjilberta Lucaj-Gelaj u shërbyen pije freskuese dhe Hors d’oeuvres duke e mbyllur verën këndshëm. Kryetarit i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), Martin Shkreli, i kishte bërë përshtypje kjo pritje, duke shtuar se: “Kam marrë pjesë në shumë aktivitete si një aktivist i komunitetit tonë, por edhe si kryetar i KKSHA, por mund të them me plot siguri se ky ishte një nga aktivitetet më të bukura që kanë organizuar dhe marrë pjesë bashkatdhetarët tanë. Ky ishte aktiviteti i dytë që kishte organizuar Lukaj këtë verë në shtëpinë e tij për t’i dhënë mbështetje miqve të tij në Uashington. Më 29 qershor ai organizoi një pritje për miqtë e tij në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres. Ishin ftuar Senatori Mërfi (“Murphy”) nga Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit dhe Kryesia e Komitetit për Europën (Commiçee Chair of Europe), Senatori Riçard Blumenthall i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit dhe Kongresmeni Haims (“Himes”) i Komitetit të Zbulimit dhe Financës të Dhomës së Përfaqësuesve. Lukaj ka qenë aktiv për çështje të ndryshme për një kohë shumë të gjatë, duke kontribuar për çështje të ndryshme e duke ndihmuar veçanërisht njerëz në vështirësi në trojet shqiptare. Ai ka ndihmuar në themelimin e organizatave, institucioneve dhe fondacioneve që kanë vendosur standarde dhe që janë dalluar gjatë periudhave kritike në rajon për shqiptarët. Lukaj është nderuar për punën e tij nga Republika e Shqipërisë duke u përzgjedhur si një nga Konsujt e Nderit në Shtetet e Bashkuara, gjë që më vonë është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ai ka qenë nder themeluesit dhe është tanimë Kryetari i Bordit të Universitetit Amerikan të Kosovës (American University of Kosova [AUK]), i cili është partner me Institutin Tekonolgjik të Roçesterit (Rochester Institute of Technology [RIT]) dhe bashkëpunon me institucione të tjera të mirënjohura arsimore për të ofruar shërbim të cilësisë më të lartë të arsimit privat në Evropën Juglindore. Kohët e fundit, z. Lukaj bashkëpunoi në themelimin e Aksionit për Nënat dhe Fëmijët e Shëndetshëm në Kosovë, në kujtim të vajzës së tij Adelina, organizatë që shpërndan pajisje dhe furnizime mjekësore të domosdoshme në Kosovë. Lukaj ka qenë, gjithashtu, themelues i programit Hope Felloëship, një nismë e përbashkët me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (që Lukaj drejtonte në atë kohë) dhe USAID, i cili siguron trajnime menaxhimi për gratë e Ballkanit dhe organizon programe këmbimi me korporatat më të mëdha dhe organizata qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Z. Lukaj është një promovues i zjarrtë i investimeve dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai ka drejtuar delegacione të shumta biznesmenësh investues dhe ka kontribuar në zhvillimin e konferencave të investuesve në SHBA dhe Europë në këtë drejtim. Z. Lukaj ka drejtuar ose ka marrë pjesë, gjithashtu, në vizitat e delegacioneve të grupeve të ndryshme të Kongresit, të skuadrave vëzhguese të OSBE-së, të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve, të ambasadorëve të ndryshëm, në vizitat e Presidentit Uilliam Xh. Klinton, të Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Majkëll R. Blumberg si dhe drejtuesve të tjerë të lartë në rajon.

Kur u pyet nga autorja për planet e tij për përfshirjen e tij në të ardhmen në rajon, z. Lukaj u përgjigj se: “Puna është ende e pambaruar”. Ne kemi nevojë të rëndësishme të zgjidhim konflikte të ngrira në rajon më një strategji bashkuese për të siguruar më në fund një paqe të përhershme dhe të qëndrueshme, e cila të rrisë mirëqenien. Ne kemi nevojë për të vazhduar përparimin e përmirësimit të qeverisjes, të shmangies së influencave të praktikave të korrupsionit klientelist si dhe shpërblimin e atyre figurave që janë të besueshëm dhe shpëtimtare për publikun. Së fundmi, ne kemi nevojë të rrënjosim shpresën, krenarinë kombëtare dhe një botëkuptim pozitiv tek rinia, t’i japim atyre mundësi arsimimi institucional si dhe t’i ndihmojmë të vlerësojnë vlerat e traditave të tyre, të cilat do t’i hapin rrugën për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe të gjithë shqiptarët të gëzojnë shekullin e tyre më të ndritshëm që nga koha e qytetërimit Ilir.

Anjeza Bojku