Facebook i jep fund shërbimit të njohur: Ishte eksperiment

561
Rrjeti më i madh social “Facebook” i ka dhënë lamtumirën asistentit virtual “Facebook M”, i cili ishte prezantuar në gushtin e 2015-së, shkruan BBC.
Ky asistent virtual ishte i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u prit të debutonte në tërë botën, por kompania këtë të Mërkure tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe thjeshtë kishte qenë eksperiment.
“Facebook M” u përshkrua si një ndihmës personal i Siri që mund të përdoret për të kryer funksione të rezervimit të restoranteve, fluturimeve dhe dërgimit të dhuratave.
Facebook pritet të vazhdojë të ofrojë aspekte të shërbimit përmes sugjerimeve, një shërbim që ofron rekomandime për përdoruesit përmes “Facebook Messenger”.
“Jemi shumë të kënaqur me performancën e sugjerimeve “Facebook M” në “Facebook Messenger”, të mundësuar nga mësimet tona nga ky eksperiment”, tha një zëdhënës i shërbimit të Facebook-ut për BBC.
Sigal