Facebook, fitimi rritet 76.6% – Kryesojnë të ardhurat nga reklamat në aparatet celularë

453
Fitimi i rrjetit social Facebook u rrit me 76.6% në tremujorin e parë, nxitur nga fuqizimi i biznesit të reklamave në aparatet celularë.
Facebook deklaroi se numri i mujor përdoruesve ka arritur në 1.94 miliardë, në rritje me 17% nga viti i kaluar. Të ardhurat nga reklamat në telefona, sollën 85% të të gjithë të ardhurave nga reklamat që arritën një total prej 7.86 miliardë dollarë në tremujorin e parë.
Të ardhurat mesatare për përdorues arritën në 4.23 dollarë në tremujorin e parë 2017. Gjiganti i medias sociale pritet të gjenerojë 31.9 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në celularë për të gjithë 2017-ën, në rritje me 42% nga viti i mëparshëm.
Më herët gjatë ditës, kompania deklaroi se do të shtojë 3 mijë punonjës për të monitoruar raportime të papërshtatshme në rrjet dhe heqjen e videove me përmbajtje të dhunshme.
Megjithatë, aksionet e Facebook pësuan rënie ndërkohë që investitorët u përballën me një format të ri të raportimit të kompanisë.
Facebook deklaroi se nuk do të raportojë më zëra si shpenzimet, të ardhurat, normën tatimore dhe fitimin për aksion, që nuk përputhen me Parimet e Kontabilitetit të Pranuara Gjerësisht (US GAAP).
Sigal