Facebook do t’i dorëzojë 3000 reklama Kongresit në SHBA

447
Zyrtarët e rrejtit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.
Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë se mbështetë hetimin nga Kongresi i SHBA-së.
Zuckerberk ka prezantuar nëntë hapat, të cilët kompania e tij po i ndërmerr për të parandaluar qeveritë, për të përdorur këtë rrjet social për ndërhyrje në zgjedhje.
Facebook, do të bëjë transparente reklamat politike në rrjetin social, në mënyrë që njerëzit të shohin se cilat reklama kanë lidhje politike me zgjedhjet, tha Zuckerberg.
Këshilltari i Përgjithshëm i Facebook-ut, tha se Facebook, nuk i shpërndanë lehtë përmbajtjet, por sipas tij ky rrjet dëshiron të ndihmojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA.
“Ne besojmë se publiku meriton llogari të plotë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2016”, ka shkruar ai.
Zuckerberg ka qenë në presion, për të bërë më shumë, për të parandaluar përdorimin e Facebook-ut për manipulim të zgjedhjeve.
Sigal