Evakuohet Stacioni Qëndror i Romës, kërcënohet nga një person i armatosur

443
Stacioni Qëndor i Romës u evakuua pas kërcënimit nga prezenca e një personi të armatosur dhe për gati 1 orë u ndërpre qarkullimi.
Në orën 20.05 të së hënës një person i armatosur u pa të lëvizë në binarët kryesor të këtij Stacioni. Policia italiane identifikoi autorin, i cili ishte një person që mbante në dorë një amrë, ndërsa ishte i veshur me xhup blu të hapur, kapele të bardhë dhe pantallona të errëta.
Policia italiane bllokoi të gjitha rrugë daljet e stacionit si dhe urdhëroi zhvendosjen e pasagjerevë edhe nga zona e platformës.
Pas normalizimit të situatës rinisi lëvizja normale e linjave hekurudhore si dhe të trenave në Stacionin e Terminit.
Forca te shumta të policisë vazhdojnë të patrullojnë stacionin.
Sigal