Policia ka mbyllur një rrugë dhe ka evakuuar ndërtesat pas raportimeve për një pako të dyshimtë të gjetur pranë pallatit mbretëror Buckingham Palace në Londër. Punëtorët thanë se ata u penguan të hynin në zyrat e tyre ndërsa policia ndodhej në vendngjarje. Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënëse nga policia metropolitan tha për Indipendent, se oficerët u thirrën në ndërtesë rreth orës 3.10.
“Oficerët vazhdojnë të jenë në vendngjarje ,” tha ajo. Transporti publik për momentin është i bllokuar si rezultat i mbylljes së rrugëve, ndërsa disa njerëz thanë nëpër rrjetet sociale se janë këshilluar nga policia për të shmangur zonën.