Evakuohen ndërtesat në Londër, gjendet një pako e dyshimtë, pranë Buckingam Palace

464
Policia ka mbyllur një rrugë dhe ka evakuuar ndërtesat pas raportimeve për një pako të dyshimtë të gjetur pranë pallatit mbretëror Buckingham Palace në Londër. Punëtorët thanë se ata u penguan të hynin në zyrat e tyre ndërsa policia ndodhej në vendngjarje. Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënëse nga policia metropolitan tha për Indipendent, se oficerët u thirrën në ndërtesë rreth orës 3.10.

“Oficerët vazhdojnë të jenë në vendngjarje ,” tha ajo. Transporti publik për momentin është i bllokuar si rezultat i mbylljes së rrugëve, ndërsa disa njerëz thanë nëpër rrjetet sociale se janë këshilluar nga policia për të shmangur zonën.
Sigal