Eurozona vendos ‘afatin e fundit’ për planin e ri të Greqisë

461
Eurozona i ka lënë kohë Greqisë deri të enjten për të paraqitur propozime të reja për të siguruar një marrëveshje me kreditorët, dhe ka thirrur një samit të plotë të BE-së për të dielën. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se tani ishte moment më i rëndësishëm në historinë e eurozonës.
“Afati i fundit mbaron këtë javë,” tha ai pas bisedimeve emergjente në Bruksel.
Eurozona po priste që Greqia t’i paraqiste planet e reja të martën pasi votuesit e saj iu përgjigjën JO referendumit, por as dje nuk u paraqitën propozimet e reja. Të dielën më 12 korrik, do të mbahet një takim i 28 anëtarëve të Bashkimit Europian, një ditë pasi propozimet e reja greke do të diskutohen nga ministrat e financave të Eurozonës.
Greqisë iu dha një ultimatum në Bruksel: ose do të ketë një marrëveshje ose që nga e hëna bankat në Greqi do të përballen me vështirësi të shumta.
Në një intervistë për French TV, Komisioneri i Ekonomisë së Bashkimit Europian, Pierre Moscovici, tha se marrëveshja me Greqinë ishte e domosdoshme, dhe se dalja e Greqisë nga Eurozona duhet të shmanget.
Sigal