Europol: Sulme të tjera terroriste janë të mundshme në territorin e Bashkimit Evropian

458
Sulme të tjera terroriste janë të mundshme në territorin e Bashkimit Evropian, theksoi sot drejtori i Europol, Rob Wainwright, që e konsideron kërcënimin terrorist pas atentateve të Parisit si më seriozin e 10 viteve të fundit. “Ne mund të vlerësojmë, pa e ekzagjeruar, se sulme të tjera janë të mundshme”, deklaroi Wainwright para komisionit për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

I ftuar nga eurodeputetët për të folur pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, që shkaktuan 132 të vdekur, drejtori i Europolit theksoi se në janar të vitit 2016 do të hapej një qendër antiterroriste brenda entitetit, që do të kishte burime të vërteta, që do të riforconte kapacitetet për monitorimin e internetit, ndjekjen e financimit të terrorizmit, për gjetjen e armëve të zjarrit dhe trafikun e tyre, për të ndjekur luftëtarët e huaj dhe aktivitetet e tyre.

“Bëhet fjalë për një mbështetje të punës operacionale të autoriteteve të ngarkuar në shtetet anëtare”, theksoi ai. “Ne nuk jemi FBI-ja evropiane”, theksoi ai. “Ne kemi provuar të motivojmë shtetet të shpërndajnë të dhënat e tyre kundër terroristëve nëpërmjet rrjetit të informacionit të Europol”, theksoi Wainwright.
“Ka pasur përmirësime të mëdha këto dy vitet e fundit (…) por nuk kemi arritur ende në nivelin e dëshiruar”, shtoi ai. “Për shembull, në ndjekjen e lëvizjeve të luftëtarëve të huaj të dyshuar mes Evropës, Sirisë dhe Irakut, rreth 10 000 të dyshuar janë rikthyer në shtet et anëtare dhe vendet partnere në nivel ndërkombëtar”, deklaroi ai.
Sigal