Europol: Shteti Islamik po planifikon sulme terroriste në Evropë

463
Sigal

Organizata ekstremiste e Shtetit Islamik po planifikon
sulme të reja terroriste në Evropë në një të ardhme të afërt, paralajmëroi sot
agjencia evropiane për zbatimin e ligjit, Europol në një raport të publikuar në
Hagë.

”Humbjet
në Irak dhe Siri si dhe një rritja e numrit të luftëtarëve të kthyer ka rritur
rrezikun e sulmeve në Evropën Perëndimore”, sipas raportit të qendrës kundër
terrorizmit e Europolit.


raport thuhet se vlerësimet nga shërbimet sekrete sugjerojnë se mund të jenë
dhjetëra luftëtarë të Shtetit Islamik në Evropë.

Grupi
terrorist besohet të jetë duke zhvilluar taktika të reja për sulmet në Perëndim
dhe ekspertët besojnë se Franca është me shumë gjasa objektivi i tyre,
megjithatë edhe Belgjika, Holanda, Britania dhe Gjermania janë gjithashtu në
rrezik.