‘Euronews’: Grabitje me armë në Shqipëri dhe shkëmbim zjarri vdekjeprurës

472
Sigal

Grabitja e parave të bankave në avionin që po nisej nga Rinasi ka përbërë lajm në mediat ndërkombëtare sot. “Euronews”, nën titullin Shqipëri, grabitje em armë dhe shkëmbim zjarri vdekjeprurës”, shkruan:

“Policia në Shqipëri ka nisur hetimet pasi një bandë grabitësish që hyri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe rrëmbeu çantat me para kesh që ishin gati të ngarkoheshin në një avion.

Kur ata po përpiqeshin të largoheshin, Policia i ndoqi nga pas nëpër rrugë dhe gjatë një shkëmbimi zjarri, një nga bandidtët u vra, sipas deklaratës së Policisë.

Një helikopter u vu në ndjekje të banditëve të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet. Megjithatë, ata arritën të largoheshin.

Se sa para u vodhën të martën nuk dihet, por sipas burimeve bëhet fjalë për “miliona euro”. Sipas Albanian Daily News, kjo shifër është 10 milionë euro.

Burimet thonë se katër persona janë arrestuar dhe rreth 40 janë marrë në pyetje, përfshirë personelin e sigurisë së aeroportit. Ka pasur disa grabitje në aeroport vitet e fundit, ç’ka ngre pyetje mbi sigurinë dhe reagimin e Policisë.

Autoritetet thonë se hajdutët hynë në ambientet e aeroportit përmes një rruge dytësore. Mediat vendase thonë se ata ngisnin një furgon, duke u hequr si hetues tatimorë dhe zhvendosën një pengesë betoni, kur paraja ishte gati duke u ngarkuar në avionin e Austrian Airlines.”

Artikulli i “Euronews” përfundon me njoftimin e kompanisë ajrore Austrian Airlines, e cila “tha se nuk do të bëjë më transferim parash kesh në Vienë, si masë sigurie.