Estoni, betohet Presidentja e parë grua

447
Sigal

Gazeta Telegraf/



 Ish-anëtarja e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Kaljulaid, 46
vjeçe, 
ka marrë përsipër rolin kryesisht ceremonial të hënën.



Kersti Kaljulaid është betuar
si presidentja e parë grua e Estonisë.




Kaljulaid, njësoj si edhe paraardhësi i saj Toomas Hendrik Ilves,
mbështet rritjen e pranisë së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe mbajtjen në fuqi
të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.



“Shqetësimi ynë kryesor do të jetë gjithmonë siguria”, i tha
Kaljulaid parlamentit.

Frika nga Rusia është rritur në Estoni dhe në fqinjët e saj,
Lituani e Letoni, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë, në mars
të vitit 2014.